Trabzonspori ka njoftuar se kontrata me mesfushorin me tipare sulmuese, Enis Bardhi, është shkëputur me marrëveshje të dyanshme.
Po ashtu është bërë e ditur se nuk do të ketë kompensim për Bardhin, për prishjen e kontratës e cila për herë të parë ishte nënshkruar në gusht të vitit 2022, e që ishte e vlefshme deri më 31 maj të këtij viti.
29-vjeçari ka zhvilluar vetëm 13 ndeshje në edicionin aktual për Trabzonsporin e elitës së futbollit të Turqisë, ndërsa e pati vetëm një asistim.
29-vjeçari që përfaqëson Maqedoninë e Veriut, ka luajtur edhe për Ujpestin e Levanten në futbollin ndërkombëtar.