Manchester City ka arritur marrëveshje për transferimin e Abdukodir Khusanov.

Mbrojtësi nga Uzbekistani është blerja e parë e skuadrës së Pep Guardiolas, në merkaton e janarit.

City ka arritur marrëveshje me skuadrën e Lens, ku transferimi i Khusanov do ti kushtojë 40 milionë euro.

Testet mjekësore do të mbahen ditëve në vijim, derisa 20-vjeçari do të nënshkruaj kontratë deri në vitin 2029.