Vëllai i Xherdan Shaqirit, Erdini dhe partneri i tij afarist, Arbër Sakiri, i janë bashkuar klubit të kategorisë së tretë zvicerane, Rapperswil-Jona si këshilltarë.

Këtë e kanë bërë të ditur të enjten mediat zvicerane, duke cituar klubin që paraqitet në kategorinë e tretë helvetike.

Erdin Shaqiri e Arbër Sakiri ka kohë që janë të përfshirë në futboll, si menaxherë të futbollistëve.

Dy shqiptarët do të jenë të fokusuar në zhvillimin e talenteve dhe në transferimin e lojtarëve. 
Synim i klubit është kalimi në kategorinë e dytë të Zvicrës.

Xherdan Shaqiri po luan me sukses për Baselin, ndërsa më herët në një intervistë ka lënë të hapur mundësinë që të drejtojë ndonjë klub futbolli.