Kapiteni i Villarrealit, 39-vjeçari Raul Albiol, dëshiron të luajë edhe për kohë të gjatë në futboll profesionist.
Qendërmbrojtësi veteran e vazhdoi kontratën në verën e kaluar dhe ka nënshkruar edhe për 12 muaj me “nëndetësen e verdhë”.
Albioli synon ta kalojë numrin 400 me paraqitje në La Liga, ndërsa ka thënë se ndihet mirë dhe nuk po e mendon pensionimin.
Ish-ylli italian i futbollit, Paulo Maldini, ka luajtur deri në moshën 41-vjeçare.
Por, Albion dëshiron të luajë edhe katër vjet më shumë, nëse është në formë të mirë fizike.
“Dua të luajë deri në moshën 45-vjeçare por nuk e di nëse do të jem në formë të mirë fizike. Po shkoj vit pas viti dhe po ndihem mirë. Jam i lumtur sepse jam i shëndoshë dhe pa lëndime”, ka deklaruar Albiol, shkruan “Marca” të shtunën.
Albiol është fitues i Kupës së Botës dhe dy herë kampion i Evropës me Spanjën.
Ka edhe shumë trofe të fituar me Villarrealin, Real Madridin, Valencian e Napolin.