Milani e ka fituar Superkupën e Italisë.

Të hënën në mbrëmje, Milani e mposhti 3:2 Interin në finalen dramatike të Superkupës së Italisë.

Milani bëri rikthim të jashtëzakonshëm duke fituar në fund Superkupën.

Lautaro Martinez realizoi për 1:0 në të mirë të Interit në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.

Mehdi Taremi i dyfishoi shifrat në minutën e 47-të.

Por Milani më pas i shënoi tre golat për fitoren e madhe ndaj Interit.

Theo Hernandez në minutën e 52-të e ngushtoi rezultatin në 2:1.

Në minutën e 80-të, Christian Pulishiq i barazoi shifrat në 2:2.

Goli i tretë e që ishte edhe i fitores për Milanin e shënoi Tammy Abraham në minutën e 93-të.

Kristjan Asllani tek Interi luajti nga minuta e 35-të.

Milani tashmë ka të fituar tetë trofe të Superkupës së Italisë.

Edhe Interi ka tetë trofe të Superkupës së Italisë.

Milani ka bërë kthim të jashtëzakonshëm në finalen e Superkupës së Italisë.

Tani po udhëheq 3:2 ndaj Interit. Golin për 3:2 e realizoi Tammy Abraham në minutën e 93-të.

Barazon Milani

Milani e ka barazuar rezultatin ndaj Interit. Për 2:2 shënoi Christian Pulishiq në minutën e 80-të.