Arbër Hoxha ka shënuar supergol në barazimin e Dinamos së Zagrebit me Shakhtar Donetskun e Ukrainës.

Dinamo e Shakhtari barazuan të enjten në ndeshjen e parë përgatitore të skuadrës kroate në Turqi, 2:2.

Dinamon për herën e parë e udhëhoqi legjenda e futbollit italian, Fabio Cannavaro.

 

Ndeshja u zhvillua me tri pjesë, dy të parat nga 30 minuta dhe e fundit zgjati 45 minuta.

Në pjesën e parë, Dinamo ishte duke udhëhequr me supergolin e kroatit Luka Stojkoviq nga distanca, ndërsa më pas, Shakhtari kaloi në epërsi 2:1 me golat nga Kevin dhe Taras Stepanenko.

Por ishte Hoxha që po ashtu realizoi bukur me të majtën, pas depërtimit të mirë individual në zonë dhe gjuajtjes së fuqishme, dhjetë minuta para fundit.