Cristiano Ronaldo e ka shënuar golin e parë të vitit 2025 dhe të dytin për Al Nassrin që të enjten mbrëma e mposhti Al Okhdoodin në elitën e futbollit të Arabisë Saudite.

Al Nassr fitoi 3:1 në ndeshjen e xhiros së 14-të.

Godwin Saviour shënoi për mysafirët, ndërsa rezultatin në 1:1 e vendosi Sadio Mane në minutën e 29-të.

Por tre minuta pa u mbyllur pjesa e parë, Ronaldo shënoi për 2:1. Superylli portugez realizoi nga penalltia.

Për Ronaldon ishte goli i 11-të në edicionin aktual në Arabinë Saudite.

Në vitin 2024, ai shënoi 36 gola për Al Nassrin në 39 paraqitje.

Rekordin e përgjithshëm e vazhdon në 917 gola të shënuar në karrierën e tij si profesionist.

Në muajin shkurt, Ronaldo do ta festojë ditëlindjen e 40-të.

Golin e tretë dhe të fundit në ndeshje, Sane e shënoi në minutën e 88-të.

Al Nassr pas 14 ndeshjeve të luajtura ka 28 pikë në vendin e tretë, aq sa ka edhe Al Qadisiya me një ndeshje më pak të luajtur.

Lider është Al Ittihadi me 36 pikë në 13 ndeshje, dy më shumë se Al Hilali.