Skuadra elitare e Ukrainës, Vorskla Poltava, e ka zyrtarizuar të mërkurën transferimin e Milot Avdylit nga Aarau i Zvicrës.
Ai kishte kontratë me ekipin e kategorisë së dytë të futbollit helvetik edhe për gjashtë muaj, por ka vendosur që të kalojë në kampionatin elitar ukrainas.
22-vjeçari Avdyli, që ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Kosovës, ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Vorsklan.
Në 21 ndeshje të këtij sezoni në “Challenge League” dhe në Kupën e Zvicrës, Avdyli ka realizuar tri gola në total.
Ai së fundmi ishte edhe kapiten i Kosovës U21, ndërsa ka realizuar dy gola në 10 ndeshje.
Avdyli është bërë transferimi i parë i afatit kalimtar dimëror te Vorskla.
Vorskla Poltava pas 17 ndeshjeve të para të kampionatit ukrainas ka mbledhur 16 pikë dhe zë vendin e 12-të.