Një ditë pas shkarkimit të trajnerit spanjoll, Julen Lopetegui, West Ham Unitedi e ka emëruar Graham Potterin si trajner të ri të ekipit.

Klubi i Premier Leagues angleze e ka prezantuar Potterin të enjten.

Potter ishte i papunë aktualisht, ndërsa për herën e fundit e ka udhëhequr Chelsean dhe Brightonin.
Në krye të West Hamit, Potter do të jetë me kontratë për dy vjet e gjysmë.

West Hami është i 14-ti në tabelë me shtatë pikë mbi zonën që dërgon në kategorinë e dytë të futbollit anglez.

West Hami në njëmbëdhjetë ndeshjet e fundit i ka vetëm tri fitore.