Paraqitje e Granit Xhakës në ndeshjen e Bayer Leverkusenit ndaj Borussia Dortmundit është në dyshim.

Kjo ndeshje zhvillohet të premten dhe i takon Bundesligës gjermane. Mesfushori i Leverkusenit, Xhaka, ka pësuar lëndim të nyjes së këmbës të martën në stërvitje. Ai është larguar nga fusha, ndërsa kontrollimet e para kanë lënë të kuptohet se lëndimi nuk është serioz. Mungesa e gjatë është përjashtuar, por gjendja e Xhakës do të kontrollohet deri në ndeshje. Ai nuk ka munguar në 15 ndeshjet e deritashme, duke i kompletuar të gjitha.