Mikel Arteta ka shprehur hapur zemërimin dhe zhgënjimin e tij pas humbjes së Arsenalit ndaj West Ham, duke humbur një mundësi të madhe për të marrë kryesimin në Premier League. Pas ndeshjes, trajneri spanjoll nuk i fshehu ndjenjat e tij dhe foli hapur për performancën e dobët të ekipit.
“Jam shumë, shumë i zemëruar. Shumë i zhgënjyer. Kjo ishte larg nivelit të nevojshëm për të fituar Premier League,” tha Arteta, duke e bërë të qartë se priste shumë më tepër nga lojtarët e tij. Arsenali, që aktualisht ndodhet në pozitën e dytë, humbi një mundësi të artë për të kaluar në krye të tabelës dhe për të forcuar pozitat në garën për titullin kampion.
Duke përgëzuar kundërshtarët për fitoren, Arteta shtoi: “Urime për West Ham, por nga ana jonë kishte shumë gjëra që nuk i bëmë siç duhet. Nuk e ndjeva kurrë që ishim në standardin dhe nivelin që na nevojitej.”
Me këtë humbje, Arsenali humbi pikë të rëndësishme në garën për titull dhe tani duhet të rikuperojë shpejt për të qëndruar në garë me rivalët kryesorë. Arteta e di se çdo ndeshje është vendimtare dhe nuk ka më vend për gabime nëse duan të shpallen kampionë.



























