Bayern Muencheni ka shënuar fitore ndaj Werder Bremenit me rezultatin 3:0.
Kjo ndeshje u luajt të premten mbrëma dhe i takoi xhiros së 21-të të Bundesligës.
Bayerni pas 21 ndeshjeve të luajtura ka 54 pikë dhe e mban pozitën e parë.
Werder Bremeni ka 30 pikë në vendin e tetë.
Harry Kane ishte i saktë nga penalltia në minutën e 56-të për 1:0.
Leroy Sane në minutën e 82-të shënoi për 2:0.
Ndërsa për 3:0 realizoi sërish Kane nga pika e bardhë.