Chelsea bëri një përpjekje të vonuar për të penguar huazimin e Mathys Tel te Tottenham, por oferta e tyre nuk pati sukses. Sipas burimeve, Bayern Munich kishte arritur tashmë një marrëveshje me “Spurs” dhe sulmuesi i ri francez kishte dhënë miratimin e tij për këtë lëvizje.
Edhe pse “Blutë e Londrës” tentuan ta prishin marrëveshjen në momentet e fundit të deadline day, ata nuk arritën të ndryshonin situatën. Me këtë transferim, Tottenham forcon sulmin e tij për pjesën e mbetur të sezonit, ndërsa Chelsea mbetet duarbosh nga ky operacion.



























