Jonathan David ka zyrtarizuar vendimin e tij se nuk do të rinovojë kontratën me Lille, duke u bërë lojtar i lirë në fund të sezonit.
Kanadezi shprehu dëshirën për t’u rritur si lojtar dhe për të luajtur në klubet më të mëdha në botë, duke theksuar se futbolli për të mbetet argëtim.
“Po, do të jem i lirë në fund të sezonit. Po punoj fort. Shpresoj të rritem, të bëhem lojtar më i mirë dhe të luaj për klubet më të mëdha në botë nëse mundem. Dua vetëm të argëtohem, duke mos harruar kurrë se futbolli është argëtues. Fillova të luaj futboll sepse më pëlqeu”, tha David.
“Sa i përket klubit tim të ri të gjithë do ta dini në kohën e duhur, domethënë në fund të sezonit. Nuk do të bëj asnjë koment para kësaj”, shtoi sulmuesi.



























