Interi ka shënuar gol në minutën e 93-të për ta shmangur disfatën ndaj Milanit.

Derbi dramatik i zhvilluar të dielën mbrëma ndërmjet Milanit dhe Interit ka përfunduar baras 1:1.

Kjo ndeshje i takoi xhiros së 23-të të Serie A.

Tijjani Reijnders e kaloi në epërsi Milanin në minutën e 45-të.

Por Stefan de Vrij në fund të ndeshjes me asistimin e Nicola Zaleëskit i barazoi shifrat.

Interi është në pozitën e dytë me 51 pikë por ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.

Milani ka 35 pikë në vendin e tetë.

Milani në epërsi pas pjesës së parë

Milani është duke udhëhequr 1:0 ndaj Interit pas pjesës së parë në derbin e

javës së 23-të të Serie A.

Golin e epërsisë për “kuqezinjtë” e realizoi Tijjani Reijnders në minutën e 45-të.