Para ndeshjes që u zhvillua në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren të dielën mbrëma, Bashkimi dhe Sigal Prishtina kishin ecuri prej pesë fitoreve të njëpasnjëshme në elitën e basketbollit kosovar.
Serinë pozitive të rezultateve në kampionat e vazhdoi Sigal Prishtina që e mposhti ekipin prizrenas me rezultatin 77:71.
Ndeshja i takoi xhiros së 20-të.
Vendësit vetëm çerekun e parë e kishin më të suksesshëm pasi e fituan 25:18, ndërsa në pushim, “bardhekaltrit” shkuan në pushim me nëntë pikë dallim, 47:38.
Deri në fund nuk e lëshuan epërsinë dhe iu gëzuan fitores së radhës.
Rashid Mahalbashiq ishte sërish më i miri te Sigal Prishtina me 11 pikë, 13 kërcime e gjashtë asistime.
Statistika të mira pati edhe kapiteni Fisnik Rugova me 10 pikë e shtatë kërcime, ndërsa Jaëachi Nzeakor e mbylli ndeshjen me 16 pikë, katër kërcime e një asistim.
Jayveous Mckinnis te Bashkimi ishte me statistikat më të mira. Ai i pati 11 pikë e gjashtë kërcime.
Ndërkohë, koshashnëuesi më i mirë i skuadrës ishte Ëendell Green me 17 pikë. Ai shtoi edhe katër kërcime e gjashtë asistime, por nuk mjaftuan për ta shmangur humbjen.
Ndryshe nga Sigal Prishtina që u eliminua në gjysmëfinale të Kupës nga Trepça, Bashkimi e vazhdoi garën pasi e eliminoi Vëllaznimin. Në finale do të përballet me Trepçën.
Sigal Prishtina ngjitet në pozitën e dytë me 32 pikë pas 20 ndeshjeve, me 12 fitore e tetë humbje.
Ndërkohë, Bashkimi bie në pozitën e dytë me 34 pikë, pas 14 fitoreve e gjashtë humbjeve.