Derbi i xhiros së 24-t të Premier Leagues i ka takuar skuadrës së Arsenalit.
Arsenali të dielën mbrëma e mposhti Manchester Cityn me rezultatin e thellë 5:1.
Martin Odegaard realizoi për 1:0 në minutën e dytë.
Erling Haaland i barazoi shifrat në minutën e 55-të.
Golin e epërsisë për 2:1 e realizoi Thomas Partey në minutën e 56-të.
Myles Lewis-Skelly gjashtë minuta më pas realizoi për 3:1.
Për 4:1 shënoi Kai Havertz në minutën e 76-të.
Ethan Nwaneri e realizoi golin përfundimtar për 5:1 në minutën e 93-të.
Arsenali ka 50 pikë në vendin e dytë.
City ka 41 pikë dhe renditet në pozitën e katërt.