Neymar shënoi golin e tij të parë që prej se u rikthye tek Santosi gjatë afatit kalimtar të janarit, duke udhëhequr ekipin e tij drejt fitores me rezultat 3-1 ndaj Agua Santas. 

Braziliani iu bashkua klubit të tij të fëmijërisë Santos si lojtar i lirë pasi shkëputi kontatën me Al-Hilal. 

33-vjeçari bëri debutimin ndaj Botafogos por nuk arriti që të sigurojë fitore për Santosin në tri ndeshjet e tij të para. 

Sidoqoftë, këtë e bëri së fundmi ndaj Agua Santas duke shënuar golin e tij të parë pasi fitoi penallti falë një driblimi të tij klasik. 

Ish-ylli i Barcelonës gjithashtu bëri një asistim tek goli i tretë i shënuar nga Guilherme, duke i ‘vënë kapakun’ paraqitjes së tij fantastike. 

Pas përfundimit të ndeshjes erdhi edhe reagimi i tij përmes Instagramit, ku postoi fotografi dhe uroi skuadrën. 

“Një fitore shumë e rëndësishme. Urime për skuadrën, le të shkojmë Santos”, ka shkruar Neymar.