Ballkani ka fituar pas tri ndeshjeve në elitën e futbollit të Kosovës.

Të premten në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani fitoi ndaj Ferizajt 2:1.

Ndeshja që i takoi xhiros së 25-të të Superligës kishte fund dramatik e të tensionuar.

Albion Kurtaj i Ferizajt në minutën e parë të shtesës dhe Ëalid Hamidi i Ballkanit në minutën e 93-të, u përjashtuan nga loja.

Sunday Adetunji i shënoi të dy golat për Ballkanin.

Për 1:0 realizoi në minutën e 17-të.

Antonio Ilieski e barazoi rezultatin në minutën e 71-të.

Por gëzimi i ferizajasve zgjati vetëm gjashtë minuta, pasi Adetunji shënoi edhe një herë tjetër për fitoren 2:1.

Ballkani me këtë fitore forcohet në vendin e dytë pas 25 ndeshjeve me 43 pikë, dhjetë më pak se Drita që e ka një ndeshje më pak të luajtur.

Ferizaj mbetet në vendin e pestë me 32 pikë, një më shumë se Prishtina e Dukagjini që kanë nga një ndeshje më pak të luajtur.