Bayern Munichu është duke e shikuar mundësinë e përforcimit të skuadrës me ndonjë futbollist të krahut dhe Bradley Barcola shihet si ideali për atë pozitë.

Sipas mediumit gjerman “Bild”, në verën e këtij viti njëri prej Serge Gnabryt, Leroy Sanes apo Kingsley Comanit, do të largohet.

Barcola konsiderohet si njëri prej lojtarëve më premtues në futbollin botëror.

22-vjeçari francez i ka shënuar 18 gola dhe ka dhuruar 12 asistime në 43 paraqitjet e edicionit aktual.

Me Francën ka luajtur në 11 ndeshje ndërsa ka shënuar dy gola.