Bologna nuk e ka lëshuar as në këtë fundjavë të futbollit italian vendin e katërt të Serie A të Italisë.
Bologna të shtunën fitoi në udhëtim te Venezia me rezultatin 1:0 dhe në pozitën e katërt tani i ka 56 pikë.
Ky vend dërgon në Ligën e Kampionëve për edicionin tjetër.
Venezia nga ana tjetër vazhdon luftën e madhe për mbetje në Serie A.
Aktualisht në vendin e parafundit i ka vetëm 20 pikë.
Riccardo Orsolini e shënoi golin e fitores për Bolognan në minutën e 49-të.