Sulmuesi i Rubin Kazanit, Mirlind Daku, do të jetë gati për ndeshjen kundër Zenitit në fundjavë.

Ndeshja Zenit – Rubin Kazan i takon xhiros së 22-të të kampionatit elitar të Rusisë. Luhet të dielën nga ora 18:30.

“Kam biseduar me djalin tim dhe ai ndihet mirë. Mendoj se është gati të luajë me kapacitet të plotë. Ai duhet të luajë në ndeshjen e ardhshme”, ka thënë babai i sulmuesit të Shqipërisë për mediumin rus “Sport 24”.

Daku 27-vjeçar nuk ishte pjesë e listës së Sylvinhos për ndeshjet që Shqipëria i luajti kundër Anglisë dhe Andorrës.

Nga Anglia humbi 2:0, kurse e mposhti Andorrën, 3:0.

Ishte raportuar se Daku i mungoi Shqipërisë shkaku i një lëndimi.