Federata e Futbollit e Kosovës ka marrë vendimet për trajnerët Faruk Statovci dhe Ismet Munishi në lidhje me ngjarjet e fundit.

Komisioni Disiplinor dhe Etikës ka vendosur që trajneri i Rilindjes 1974, Faruk Statovci, të suspendohet me tri ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare, ndërsa trajnerit të Dukagjinit, Ismet Munishit, i është dhënë dënimi me dy ndeshje mosushtrim të detyrës.

Që të dy trajnerët janë gjobitur edhe me 300 euro.

Ata janë dënuar me ndeshje e gjobë për shkak të fyerjeve dhe kërcënimeve në drejtim të gjyqtarëve.