Përfaqësuesja e Bosnjë-Hercegovinës e ka fituar trepikëshin e dytë në kualifikimet për Kampionatin Botëror që vitin e ardhshëm mbahet në SHBA, Kanada e Meksikë.

Të hënën mbrëma në Zenicë, boshnjakët fituan 2:1 ndaj Qipros.

Haris Hajradinoviq ishte më meritori për fitoren e vështirë. Ai në minutën e 22-të asistoi për Ermedin Demiroviqin që shënoi për 1:0.

Qipriotët barazuan në kohën shtesë të pjesës së parë. Realizator ishte Ioannis Pittas.

Mesfushori 31-vjeçar, Hajradinoviq, golin e fitores e shënoi në minutën e 56-të.

Tri ditë më parë Bosnja fitoi 1:0 ndaj Rumanisë në Bukuresht.

Tani udhëheq në Grupin H me gjashtë pikë. Qiproja mbetet me tri pikë.