Gjeorgjia fitoi 3:0 në udhëtim tek Armenia para tre ditësh në ndeshjen e parë të plejofit për mbetje në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Në ndeshjen kthyese u shfaq edhe më bindëse dhe realizoi fitore të thellë.

Të dielën në Tbilisi, Gjeorgjia fitoi me rezultatin 6:1.

Seria e golave u hap pas autogolit të mbrojtësit Varazdat Haroyan. Më pas gjeorgjianët shënuan edhe katër gola tjerë për rezultatin 5:0.

Dy gola i shënoi Georges Mikautadze, ndërsa me nga një kontribuuan Giorgi Chakvetadze dhe Otar Kiteishvili.

Për 5:1 shënoi Edgar Sevikyan, ndërsa sfida u vendos me golin e Khvicha Kvaratskhelias në minutën e 63-të.

Gjeorgjia në Grupin B1 në edicionin e kaluar kishte përfunduar në vendin e tretë me shtatë pikë, aq sa kishte edhe Shqipëria në vendin e katërt, përkatësisht të fundit.

Para tyre ishin Çekia dhe Ukraina.

Ndërkohë, Armenia kishte përfunduar e dyta në Grupin C4 me 7 pikë, prapa Maqedonisë së Veriut.