Mediumi italian “La Gazzetta dello Sport” ka raportuar të mërkurën se lojtarët e drejtuar nga Simone Inzaghi do të përfitojnë 1 milion euro bonus nëse fitohet titulli në Serie A këtë edicion.
Ndërkohë, në rast të triumfit të “tripletës”, lojtarët do të ndanin 6 milionë euro në total.
Interi është i vetmi klub italian që është në garë për tre trofe të ndryshëm në edicionin aktual.
Interi është lider në ligë me tri pikë më shumë se Napoli i vendit të dytë, ndërsa është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë dhe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.