Data e shortit për edicionin e pestë të Ligës së Kombeve nuk është caktuar ende. Por kundërshtarët e mundshëm të Kosovës për edicionin 2026/2027 të Ligës së Kombeve tashmë dihen.

Kosova do të jetë në vazon e katërt, dhe në grup pritet t’i ketë tri përfaqësuese më të forta. Në vazon e katërt të Ligës B janë edhe Suedia, Maqedonia e Veriut dhe Irlanda a e Veriut. Në vazon e parë janë Skocia, Hungaria, Polonia dhe Izraeli.

Në vazon e dytë është Zvicra, Bosnjë-Hercegovina, Austria dhe Ukraina, kurse në vazon e tretë Sllovenia, Gjeorgjia, Irlanda dhe Rumani. Kosova nuk mund të jetë në një grup vetëm me Bosnjë-Hercegovinës. UEFA ka ndaluar paraqitjet kundër njëra-tjetrës.

Katër ndeshjet e para do të luhen nga 21 shtatori deri më 6 tetor, kurse dy ndeshjet e fundit do të zhvillohen nga 9 deri më 17 nëntor të vitit të ardhshëm.

Kosova të dielën arriti sukses historik. E mposhti në dy ndeshje Islandën dhe avancoi në Ligën B të Ligës së Kombeve.