Përfaqësuesja e Islandës ka njoftuar të mërkurën se mesfushori Mikael Neville Anderson është lënduar dhe se nuk do të mund ta ndihmojë ekipin për duelet ndaj Kosovës.
Kosova dhe Islanda të enjten nga ora 20:45 luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e parë të plejofit për mbetje apo inkuadrim në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Më 23 mars luhet ndeshja kthyese. Ajo është vendosur të luhet në Murcia të Spanjës nga ora 18:00, pasi stadiumi në Reykjavik është duke u rinovuar.
“Mikael Neville Anderson është i lënduar dhe nuk mund të jetë me Përfaqësuesen A për ndeshjet ndaj Kosovës. Për momentin nuk është marrë vendimi për ta ftuar ndonjë futbollist tjetër”, ka shkruar Federata e Futbollit e Islandës.