Pas disfatës së rëndë që e pësoi nga Argjentina të mërkurën, kombëtarja e Brazilit në futboll ka vendosur që ta shkarkojë selektorin Dorival Junior.
Brazili u mposht 4:1 nga Argjentina në ndeshjen që i takoi kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026.
Argjentina tashmë e ka siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror që mbahet në vitin e ardhshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.
62-vjeçari Junior u emërua selektor i Brazilit nga janari i vitit të kaluar.
Juniori e ka drejtuar Brazilin në 16 ndeshje.
Ka shënuar shtatë fitore, gjashtë barazime dhe tri humbje.
Së fundi është raportuar që selektor i Brazilit mund të bëhet tekniku italian, Carlo Ancelotti.
65-vjeçari Ancelotti është trajner i Real Madridit.