Fenerbahçe i ka arkëtuar pikët e plota në ndeshjen që i takoi javës së 29-të të elitës së futbollit turk.

Feneri të premten mbrëma e mposhti në udhëtim Bodrumsporin me rezultatin 4:2.

Për Fenerin kjo ishte ndeshja e 13-të pa humbje në ligë.

Të katër golat skuadra e drejtuar nga trajneri, Jose Mourinho, Fenenerbahçe i realizoi në pjesën e parë.

Milan Skriniar i kaloi në epërsi mysafirët në minutën e pestë.

Vendësit shifrat i barazuan në minutën e 31-të me golin që e realizoi nga pika e bardhë sulmuesi George Puscas.

Një minutë më pas, Oguz Aydin, e kaloi sërish në epërsi Fenerin, 2:1.

Sebastian Szymanski e realizoi golin e tretë në minutën e 36-të.

Talisca ishte i saktë nga penalltia për 4:1 në minutën e 45-të.

Fredy e shënoi golin e dytë për Bodrumsporin në minutën e 85-të por nuk ishte i mjaftueshëm për t’ia rrezikuar fitoren Fenerit.

Enis Bardhi dhe Arlind Ajeti u inkuadruan nga fillimi i pjesës së dytë te vendësit kurse Taulant Seferi nga minuta e 68-të.

Fenerbahçe ka 65 pikë në vendin e dytë.

Lider është Galatasaray me 71 pikë por ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Bodrumspori renditet në pozitën e 15-të me 30 pikë.