Sulmuesi i Barcelonës, Raphinha, ka deklaruar se tekniku gjerman, Hansi Flick, ia ka ndryshuar jetën, që prej është bërë trajner te gjiganti katalunas.
Raphinha ka zbuluar se pas përfundimit të Kupës së Amerikës kishte menduar të largohej nga Barça.
Ai shtoi se edicioni i kaluar te Barça ishte shumë i vështirë.
“Po mendoja të largohesha nga Barça pas Kupës së Amerikës. Hansi Flicku ma ndryshoi jetën. Unë nuk po ndihesha rehat mendërisht derisa Flicku më thirri. Çdo ditë kishte zëra se unë po transferohesha në një ekip tjetër. Gjërat nuk shkuan ashtu siç prisja sezonin e kaluar”, ka thënë Raphinha, shkruajnë të premten mediet spanjolle.
28-vjeçari Raphinha është duke kaluar formë shumë të mirë këtë edicion.
Në 42 ndeshjet e zhvilluara deri më tani ka realizuar 27 gola dhe ka bërë 20 asistime.