Skuadrës së Romës i ka mjaftuar goli i Artem Dovbykut për ta mposhtur Leccen.
Roma të shtunën mbrëma e mposhti Leccen në udhëtim me rezultatin 1:0.
Kjo ndeshje i takoi javës së 30-të të Serie A.
Sulmuesi ukrainas, Dovbyk, golin e fitores për mysafirët e realizoi në minutën e 80-të.
Romës iu anulua edhe një gol i Gianluca Mancinit në minutën e 68-të për shkak të pozitës jashtëloje.
Te vendësit, Ylber Ramadani u paraqit deri në minutën e 84-t.
Ndërsa Medon Berisha në lojë u inkuadrua në minutën e 72-të.
Për Romën kjo ishte ndeshja e 14-t që nuk pëson disfatë në ligë.
Lecce ka 25 pikë në vendin e 16-të.
Roma renditet në pozitën e gjashtë me 52 pikë.