Kosova ka arritur një sukses historik duke kaluar nga Liga D në Ligën B të Ligës së Kombeve, pas një periudhe të shkëlqyer që përfshin 7 vite që nga krijimi i këtij kompeticioni. Në edicionin e katërt të Ligës së Kombeve (2024/2025), Kosova arriti të mposht Islandën me rezultatin e përgjithshëm 5:2, duke siguruar kalimin në Ligën B për edicionin 2026/2027.
Kapiteni Amir Rrahmani e quajti këtë një arritje të madhe dhe shprehu krenari për të gjithë ekipin. “Për shtatë vjet, prejse ekziston Liga e Kombeve, kemi kaluar nga Liga D në Ligën B. Jam krenar me të gjithë bashkëlojtarët. Shpresoj që të kemi edhe suksese të tjera,” tha ai.
Selektori gjerman Franco Foda e vlerësoi këtë kalim si një arritje të rëndësishme dhe shprehu besimin se Kosova mund të arrijë më shumë suksese në të ardhmen. “Qëllimi i parë ishte të ngjiteshim në Ligën B, dhe ne e bëmë këtë,” deklaroi Foda.
Kosova do të përballet me ekipe të forta evropiane si Skocia, Hungaria, Polonia, Izraeli, Zvicra, dhe shumë të tjera në Ligën B. Ndërkohë, fokusimi i parë është në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, me synimin për t’u paraqitur në një ngjarje të madhe futbolli si Botërori ose Evropiani.