Sulmuesi kosovar, Astrit Selmani, tani ka lënë të hapur mundësinë për vazhdimin e kontratës me Dinamo Bukureshtin.
Ai ka thënë se vazhdimi i kontratës me klubin rumun do të varet nga oferta e re.
“Nuk ka negociata. Por në futboll nuk i dihet, gjërat mund të ndryshojnë. Nëse gjërat mbeten të njëjta, po, do të largohem”, ka thënë Selmani për “Digi Sport” të martën.
Dinamo ka insistuar për të vazhduar kontratën me Selmanin, por ai ka kërkuar pagë mujore prej 25 mijë eurove, që klubi rumun nuk ka mundur t’ia ofrojë.
Selmani është golashënuesi më i mirë i Dinamos me 12 gola. Ka edhe gjashtë asistime në 28 paraqitje.
Ai ftohet herë pas here nga Kosova.