Trajneri i përkohshëm kroat i Juventusit që e zëvendësoi Thiago Mottan, Igor Tudor, është shprehur shumë i lumtur që ka nisur punën te “zonja e vjetër” dhe ka bërë shaka duke thënë se do të dëshironte kontratë 10-vjeçare.

Tudori e zëvendësoi Mottan të dielën, ndërsa puna e tij me futbollistët nisi menjëherë të hënën.

Ndërkohë, konferencën e parë për shtyp, Tudori e mbajti të enjten dhe i falënderoi të gjithë punonjësit e klubit për pritjen që i është bërë.

“Ka shumë emocione natyrisht. Të gjithë duan të jenë trajnerë të Juves. Por më e rëndësishmja është që kemi një punë për të bërë, një punë që duhet bërë mirë dhe kemi synime për t’i arritur”, ka deklaruar Tudori.

Tudori ka karrierë së fundmi si trajner ka bërë te Lazio, ndërsa ka udhëhequr edhe disa skuadra tjera të njohura.