Gjatë ditës së sotme (e shtunë) pamë një nga faullet më të këqija në fushën e futbollit, në ndeshjen e fazës së 1/8-tës të FA Cup ndërmjet Crystal Palace dhe Millwall.

Në minutën e tetë, portieri i mysafirëve, Liam Roberts, e goditi topin jashtë zonës së penalltisë dhe më pas goditi në kokë sulmuesin e Palace, Jean-Philippe Mateta.

Francezi mbeti menjëherë në tokë pa ndjenja dhe gjyqtari Michael Oliver fillimisht nuk dha as faull.

Megjithatë, pas kësaj, ai u thirr nga dhoma e VAR-it dhe pasi shikoi pamjet, Oliver i dha portierit të Millwallit një karton të kuq direkt.

Sulmuesi i Palace u transportua me barelë dhe teksa po e ndihmonin, dukej gjak nga fytyra e tij.

“Mateta është larguar pas asaj ndërhyrje të tmerrshme. Jemi menjëherë pas jush, JP”, shkroi Palace një mesazh mbështetës për sulmuesin e tyre.