Mesfushori shqiptar, Ardon Jashari, nisi aksionin e golit të barazimit 1:1 për skuadrën e Club Brugge ndaj Aston Villas.
Ai shërbeu për Christos Tzolis, i cili më pas asistoi për Maxim De Cuyper që shënoi golin për 1:1 në minutën e 12-të.
Aston Villa shënon gol të shpejtë ndaj Club Brugget
Aston Villa ka kaluar herët në epërsi ndaj Club Brugget. Leon Bailey shënoi golin e epërsisë për anglezët në ndeshjen që i takon një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.
Ai shënoi golin për 1:0 në minutën e tretë. Ndeshja po luhet në Brugge.
Titullar te skuadra belge është mesfushori shqiptar, Ardon Jashari.



























