Mbajtësi i mëparshëm i rekordeve ishte Marcelo Brozovic, i cili vrapoi 16.7 kilometra në 120 minuta në ndeshjen e 1/8-tës të Kupës së Botës 2022 kundër Japonisë.
Brozovic është gjithashtu rekordmen i Kampionatit Botëror, pasi mesfushori i Al-Nassr vrapoi mbi 16 kilometra, ose më saktë 16.3km, ndaj Anglisë në gjysmëfinalen e Botërorit 2018.
Nga ana tjetër, suksesi i Sucicit është edhe më i madh sepse ai vetëm një muaj më parë u rikthye në futboll pas një pauze tre mujore për shkak të lëndimit.
Ka luajtur vetëm një herë te Dinamo Zagrebi për 90 minuta pas rikthimit, ndërsa tani ka luajtur 120 minuta ndaj Francës.
Ndryshe, Sucic ka rënë dakord për një transferim te Interi për 14 milionë euro dhe do t’i bashkohet Nerazzurrëve në verë.
Kujtojmë se Sucic e filloi karrierën te Iskra nga Bugojno para se të kalonte te Dinamo nëpërmjet Zrinjskit. Ai ishte një lojtar i ekipit kombëtar të të rinjve për Bosnje-Hercegovinën, por vendosi të luante për Kroacinë në ekipin e të rriturve.