Zvicra ka shënuar fitore në miqësoren ndaj Luksemburgut të martën mbrëma.
Zvicra fitoi 3:1 me golat e Ruben Vargasit në minutën e 9-të, Breel Embolos 12-të nga penalltia dhe Miro Muheimit në minutën e 29-të.
Për Luksemburgun golin e vetëm e shënoi Danel Sinani në minutën e 89-të nga penalltia.
Albian Hajdari luajti për Zvicrën në pjesën e dytë.