Trajneri i Manchester Unitedit, Ruben Amorim, ka deklaruar se kritikat që bëhen ndaj tij, nuk i lënë përshtypje. Madje ai shtoi se nuk i interesojnë ato.
Ka pasur kritika të shumta drejtuar Amorimit pas disfatës që e pësoi Unitedi të dielën nga Newcastle Unitedi me rezultatin e thellë, 4:1.
“Unë i kuptoj kritikat por nuk më interesojnë. Asgjë nuk është më e keqe se humbja e ndeshjeve. Njerëzit mund të thonë çfarë të duan. Nuk dua të mbroj veten apo diçka të tillë. Pozita jonë në tabelë i thotë të gjitha. Ne duhet të përmirësohemi në shumë gjëra”, ka thënë Amorim, shkruan të hënën “Reuters”.
40-vjeçari Amorim u emërua trajner i Unitedit më 11 nëntor të vitit të kaluar.
Deri më tani e ka drejtuar gjigantin anglez në 32 ndeshje. Ka 13 fitore, shtatë barazime dhe 12 humbje.
Unitedi këtë edicion në Premier League ka dëshpëruar.
Ka 38 pikë dhe renditet në pozitën e 14-të.
Është shumë larg zonës që siguron garat evropiane për edicionin e ardhshëm.