Mesfushori i Kosovës, Lindon Emërllahu, ka qenë vendimtar në avancimin e Clujit në gjysmëfinale të Kupës së Rumanisë.
22-vjeçari Emërllahu asistoi në golin për 1:1 që e shënoi sulmuesi Mohammed Kamara.
Në duelin Cluj – Universitatea Craiova nuk pati më gola as në vazhdime, dhe ndeshja u vendos në penallti.
Cluji fitoi 5:3 dhe avancoi tutje.
Emërllahu dhe Meriton Korenica ishin të saktë nga pika e bardhë në triumfin e Clujit.
Cluji më 23 prill luan ndaj Farul Constantas në gjysmëfinale.
Ish-mesfushori i Ballkanit ishte asistues edhe në fitoren 3:1 të Kosovës ndaj Islandës në udhëtim.
Me atë fitore, në Murcia të Spanjës, Kosova e siguroi promovimin në Ligën B të Ligës së Kombeve.