Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, kishte pesë ndeshje radhazi së fundi që nuk kishte shënuar gol në kategorinë e dytë të futbollit gjerman. 

Por Asllani u kthye fuqishëm të dielën pasdite duke i shënuar dy gola për Elversbergun. 

Elversbergu në kuadër të javës së 28-të e mposhti Regensburgun me rezultatin e thellë 6:0. 

22-vjeçari Asllani e realizoi golin e tretë dhe të gjashtë në minutën e 43-të dhe 87-të. 

Ai e kompletoi ndeshjen dhe tashmë në 27 ndeshjet kampionale ka realizuar 14 gola dhe ka bërë pesë asistime. 

Elversbergu ka 44 pikë në vendin e gjashtë. 

Regensburgu renditet në pozitën e fundit me 19 pikë. Rrezikon seriozisht rënien nga liga.