Kampioni në fuqi i Superligës së Kosovës në futboll, Ballkani, të shtunën pasdite ka triumfuar në derbin e qytetit.

Ballkani e mposhti Suharekën me rezultatin 3:1.

Kjo ndeshje i takoi javës së 27-të të elitës së futbollit kosovar.

Almir Kryeziu e kaloi në epërsi Ballkanin në minutën e 30-të.

Për 2:0 shënoi Sunday Adetunji në minutën e 42-të.

Marsel Ismajlgeci në minutën e 73-të e realizoi golin e tretë.

Gjashtë minuta më pas, Endrit Krasniqi, e shënoi golin e vetëm të Suharekës.

Ai realizoi gol të bukur nga distanca.

Ballkani renditet në pozitën e dytë me 47 pikë. Lidere është Drita me 60 pikë.

Suhareka e zë vendin e shtatë me 32 pikë.