Kapiteni i Maqedonisë se Veriut, Enis Bardhi, ka asistuar në fitoren e rëndësishme të Bodrumsporit në garën për mbijetesë në Superligën e Turqisë. Bardhi asistoi në golin e fitores 1:0 të Bodurmsporit në udhëtim ndaj Alanyasporit. Kjo ndeshje u zhvillua të dielën dhe i takoi xhiros së 30-të të elitës së futbollit turk. 

Mesfushori Bardhi luajti deri në minutën e 94-t, ndërsa Arlind Ajeti dhe Taulant Seferi kompletuan takimin.

Deri në fund të takimit për Alanyasorin luajti edhe mbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti, kurse Florent Hadërgjonaj u inkuadrua në minutën e 63-të. 

Për Bodrumsporin ishte fitorja e nëntë. Nga 29 ndeshje ka fituar 33 pikë. Alanyasori është në vendin e 17-të me 31 pikë.