Trajneri Tahir Batatina ka arritur 200 fitore në krye të skuadrës së Llapit. 

Batatina është trajner i Llapit nga viti 2013. 

47-vjeçari Batatina me Llapin ka të fituar dy Kupa të Kosovës dhe një Super kupë. 

Llapi në faqen zyrtare ka publikuar disa fotografi ku është parë Batatina së bashku me stafin teknik dhe futbollistët duke e festuar këtë arritje. 

Llapi këtë edicion në Superligën e Kosovës renditet në pozitën e tetë me 33 pikë.

Po lufton për mbetje në ligë. 

Llapi është edhe në gjysmëfinale të Kupës.