Mbrojtësi i Juventusit, Gleison Bremer, ka folur për karrierën e tij në Serie A qëkur në vitin 2018 iu bashkua Torinos nga Atletico Mineiro.

Qendërmbrojtësi brazilian që është futbollist i Juventusit, aktualisht është i lënduar.

Por ai synon që të kthehet edhe më i fortë për edicionin e ri, dhe synon trofe në vitin 2026 me Juventusin.

28-vjeçari nuk ka luajtur për skuadrën e tij prej muajit tetor, pasi këputi ligamentin kryqëzor të gjurit në fitoren 3:2 të Juventusit ndaj Leipzigut në Champions.

“Viti im i parë në Itali ishte i vështirë. Kisha veshtirësi në adaptim, nuk luaja dhe gjërat nuk shkonin mirë brenda apo jashtë fushës. Por besoj se çdo gjë ndodh për njër arsye dhe në fund të fundit, ia ka vlejtur. Për fat të keq jam i lënduar, por do të kthehem më i fortë. Do të sjellim gëzim te tifozët dhe do të fitojmë trofe madhor”, ka deklaruar Bremer, shkruan “Football-Italia” të enjten.