Bylbyl Sokoli emërohet trajner i Drenicës, është bërë e ditur sipas një postimi në Facebook nga faqja zyrtare e Drenicës.

Pas ndryshimeve në stafin drejtues, klubi ka arritur marrëveshje me trajnerin e ri që do ta udhëheqë ekipin në pjesën e mbetur të sezonit.

Bylbyl Sokoli, trajneri me përvojë të madhe në futbollin kosovar, zyrtarisht është emëruar si kryetrajner i ri i skuadrës.

Me një histori të pasur në zhvillimin e futbollit dhe drejtimin e skuadrave të njohura, besojmë se përvoja dhe vizioni i Sokolit do të jenë vendimtare për të ndihmuar klubin të arrijë objektivat e tij.

Mirësevjen Bylbyl Sokoli!

Forca Drenica! ❤️🖤, shkruhet në postim