Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ishte i pafat pasi u lëndua në disfatën e Mallorcas. 

Mallorca të shtunën mbrëma u mposht në shtëpi nga Celta Vigo me rezultatin 2:1. 

Kjo ndeshje i takoi javës së 30-të të La Ligas. 

Mediumet spanjolle kanë raportuar se Muriqi ka shqetësim fizik. 

Ai u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 37-të. 

Për 30-vjeçarin Muriqi ky është lëndimi i dytë që e pëson këtë edicion. 

Muriqi në 25 ndeshjet e zhvilluara deri më tani në të gjitha garat ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë dy asistime. 

Mallorca ka 40 pikë në mesin e tabelës. 

Celta Vigo ka tri pikë më shumë dhe renditet në pozitën e shtatë.