Borussia Dortmundi ka shënuar fitore të thellë 4:1 në udhëtim ndaj Freiburgut.

Kjo ndeshje i takoi javës së 28-të të Bundesligës.

Karim Adeyemi shënoi për 1:0 në minutën e 34-t.

Carney Chukwuemeka ishte realizatori i golit të dytë në minutën e 51-të.

Për 3:0 shënoi Serhou Guirassy në minutën e 68-të.

Golin e katërt për mysafirët e shënoi Jamie Gittens në minutën e 79-të ndërsa golin e vetëm për Freiburgun e realizoi Maximilian Eggestein në minutën e 88-të.

Për Dortmundin kjo ishte fitorja e dytë rresht në ligë.

Freiburgu ka 42 pikë në vendin e shtatë.

Dortmundi ka një pikë më pak në pozitën e tetë. Ka pesë pikë më pak se vendi i katërt.