Skuadra e Dritës po i afrohet edhe më shumë titullit të kampionit në Superligën e Kosovës në futboll.

Drita të premten pasdite e mposhti në udhëtim Feronikelin 74 me rezultatin 1:0.

Kjo ndeshje i takoi javës së 27-të të elitës së futbollit kosovar.

Golin e fitores për skuadrën gjilanase e realizoi qendërsulmuesi Arb Manaj në minutën e 45-të.

Për Dritën kjo është ndeshja e katër radhazi që nuk pëson disfatë.

Ndërkohë për Feronikelin 74 është humbja e dytë radhazi.

Drita është në vendin e parë me 60 pikë.

Ballkani me një ndeshje më pak të zhvilluar ka 44 pikë në pozitën e dytë.

Feronikeli 74 mbetet në pozitën e fundit me 14 pikë.